Evra konfirmon debutimin në boks, ky do të jetë meçi i tij i parë - Gazeta Express
string(64) "evra-konfirmon-debutimin-ne-boks-ky-do-te-jete-meci-i-tij-i-pare"

Sport

Gazeta Express

18/03/2022 20:04

Evra konfirmon debutimin në boks, ky do të jetë meçi i tij i parë

Sport

Gazeta Express

18/03/2022 20:04

Ish-mbrojtësi i Manchester United , Patrice Evra, ka konfirmuar se do të provojë fuqinë e tij në boks muajin e ardhshëm kundër yllit të rrjeteve sociale, Adam Saleh.

Evra fitoi shumë trofe gjatë karrierës së tij si futbollist, por ai tani është i vendosur të provojë veten edhe në boks, transmeton Gazeta Express.

“Kjo luftë do të jetë më 30 prill në O2 Arena në Londër”, tha ish-reprezentuesi francez të enjten mbrëma, pasi u kyç drejtpërdrejt në “Instagram”.

“Kështu që unë do të kem nevojë që e gjithë familja ime në Britaninë e Madhe të jetë prezente dhe të tregojë dashurinë e tyre, jo vetëm nga Londra, por nga e gjithë Britania e Madhe. Kam nevojë për ju djema sepse kjo do të jetë vërtet çmenduri”, shtoi ish-anëtari i shumë skuadrave evropiane.

Kujtojmë se 40-vjeçari u tërhoq nga futbolli aktiv në korrik të vitit 2019. /Gazeta Express/

Man Utd legend Patrice Evra faces YouTuber Adam Saleh in boxing match on  World's Scariest Man vs Iranian Hulk undercard