Evidentimi i rasteve të dhunës në familje, MD: Tri module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave - Gazeta Express
string(97) "evidentimi-i-rasteve-te-dhunes-ne-familje-md-tri-module-te-reja-i-jane-shtuar-bazes-se-te-dhenave"

Evidentimi i rasteve të dhunës në familje, MD: Tri module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave

Lajme

Gazeta Express

08/12/2023 22:52

Tri module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Drejtësisë, përmes një njoftimi për media.

Lexo Edhe:

Ministrja e këtij dikasteri, Albulena Haxhiu ka vlerësuar lart përkushtimin në avancimin e kësaj baze të të dhënave, ku janë inkuadruar edhe modulet për Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

“Në këtë ngjarje prezent ishin edhe drejtorët e të gjitha rajoneve të Policisë, të cilët njëherit pranuar certifikatat për 111 policë nga të gjitha rajonet e Kosovës, të cilët kanë kryer trajnimet adekuate, si policë hetues të rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Haxhiu po ashtu ka falënderuar Bashkimin Evropian për përkrahjen, UN Women, dhe UNDP-në të cilët kanë mundësuar zhvillimin dhe avancimin e kësaj baze të dhënash.