Everton fiton me përmbysje dhe iu bashkohet "të mëdhenjve" në krye të tabelës - Gazeta Express
string(75) "everton-fiton-me-permbysje-dhe-iu-bashkohet-te-medhenjve-ne-krye-te-tabeles"

Everton fiton me përmbysje dhe iu bashkohet “të mëdhenjve” në krye të tabelës

Futboll

Gazeta Express

13/09/2021 23:07

Evertoni ka shënuar një fitore të rëndësishme në “Goodison Park”, teksa mposhti me rezultat 3:1 Burnleyn, në ndeshjen e vlefshme për javën e katërt në Premierligë.

Por, të parët në epërsi kaluan mysafirët. Ishte Mee i cili realizoi në minutën e 53-të të ndeshjes.

Lexo Edhe:

Por, minutat në vazhdim i takuan të gjithë Evertonit, shkruan Gazeta Express/

Fillimisht Keane barazoi shifrat në minutën e 60-të të ndeshjes.

Ndërkohë, brenda një minuti Townsend dhe Gray realizuan dy gola “ekspres” për rezultatin 3:1.

Me këtë fitore, Evertoni shkon në kuotën e 10 pikëve në vendin e katërt me 10 pikë, aq sa kanë edhe Man Utd, Chelsea dhe Liverpool. /Gazeta Express/