Everton fiton dhe i afrohet zonës së Champions Leagues - Gazeta Express
string(54) "everton-fiton-dhe-i-afrohet-zones-se-champions-leagues"

Everton fiton dhe i afrohet zonës së Champions Leagues

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 23:50

Everton vazhdon me formë të mirë në kampionatin anglez, pasi mbrëmjen e sotme ka marrë një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin minimal 1-0 ndaj Southamptonit.

“Toffees” vinin në këtë takim me moral të lartë pas triumfit në derbin ndaj Liverpoolit dhe gjetën golin e avantazhit që në minutën e 9’ me anë të brazilianit Richarlison, ndërsa më vonë shënoi edhe mbrojtësi Keane, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Lexo Edhe:

Më pas skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti menaxhoi mirë lojën deri në vërshëllimën finale dhe mori një fitore me mjaft vlera, që e ngjit në kuotën e 43 pikëve, shumë pranë zonës Champions.

.