Evan Gershkovich do të vazhdojë të qëndrojë në mbajtje në Rusi - Gazeta Express
string(62) "evan-gershkovich-do-te-vazhdoje-te-qendroje-ne-mbajtje-ne-rusi"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:59

Evan Gershkovich do të vazhdojë të qëndrojë në mbajtje në Rusi

Lajme

Gazeta Express

19/09/2023 16:59

Gjykata e qytetit të Moskës ka thënë se gazetari i të përditshmes amerikane, Evan Gershkovich duhet të vazhdojë të qëndrojë në mbajtje, dhe se e ka dorëzuar kërkesën e tij për lirim te një autoritet tjetër, ka raportuar agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Gjykata lokale ka thënë se “kushtet” e paspecifikuara janë duke e pamundësuar mbajtjen e një seance dëgjimore, por pa dhënë më shumë hollësi.

Lexo Edhe:

Avokatët e gazetarit e kanë apeluar vendimin e tij për mbajtje, i cili aktualisht nënkupton qëndrimin e tij në burg deri në nëntor.

Gershkovich, 31-vjeçar, është ndaluar në mars në qytetin rus Jekaterinburg nga policia sekrete e Rusisë.

Ai akuzohet për mbledhje të informacionit sekret në një kompleks ushtarak të Rusisë.

Wall Strett Journal e ka mohuar diçka të tillë.

Gershkovich ka qenë i akredituar si gazetar në Rusi. Qeveria amerikane është duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm. /REL/