EUROTEX Dantel Grand Opening me mijëra materiale - Gazeta Express
string(48) "eurotex-dantel-grand-opening-me-mijera-materiale"

Gazeta Express

30/10/2020 15:55

EUROTEX Dantel Grand Opening me mijëra materiale

Gazeta Express

30/10/2020 15:55

Janë bërë 1 muaj nga hapja e EUROTEX Dantell, që sot cilësohet si shtëpia që po takon kreatorët, dizejnatorët dhe mjeshtërit e qepjes. I ndodhur vetëm 4 kilometra nga qendra e Prishtinës, EUROTEX është shtëpia që ofron stofin dhe materialet më të çmuara që shihen në pistat e modës dhe në skenën globale.

EUROTEX Grand Opening

Alb Hasani, që është në krye të EUROTEX, gjatë fjalës së tij ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, duke premtuar se sot tregut dhe industrisë së modës po i hapet një kapitull i ri – nuk ka asnjë material që është në trend e që nuk mund të gjendet në EUROTEX.

Lexo Edhe:

Kjo që po shiheni është një vend ku kreatorët, dizejnatorët dhe mjeshtërit e qepjes do të mblidhen dhe do të kenë mundësi të inspirohen duke gjurmuar në mijëra materiale që vijnë nga kontinentet më të largëta, ku tekstili e mëndafshi janë të cilësisë superiore, thotë Alb Hasani që iu dëshiron mirëseardhje në shtëpinë më të madhe të tekstilit partnerëve dhe të ftuarve të industrisë së modës.

Sot, skena globale është pasuruar dhe me kreacionet që e mbajnë vulën Made in Kosova, e kjo ka bërë që atelie dhe studio të tëra në Kosovë të furnizohen në EUROTEX, që mbanë mbi 5 mijë lloje të materialeve të stofit ekskluziv që e shiheni në pistat e modës në skenat e Parisit, Londrës, Milanos, NY e Hollywood-it.

Çdo ditë, nga e hëna deri të shtunën, ju do të hasni në materiale të reja të stofit që arrin nga kontinentet e largëta, është një punë dhe dedikim i gjithë kompanisë EUROTEX që të ofrojmë më të mirën për kreatorëve tan, puna e të cilëve sot shihet në pistat botërore të modës.

Familja Hasani, ka insistuar në një investim të tillë me një qëllim, që Prishtina – Kosova të jetë referencë jo vetëm për tregun vendor por edhe atë Evropian. Mu për këtë arsye dhe janë krijuar mundësi që materialet të eksportohen kudo brenda Kosovës por edhe më gjer në Ballkan dhe Evropë.

Në hapësirën me mbi 5 mijë metra katror tashmë janë ekspozuar materialet e koleksioneve më të reja, ndërsa aksesorët dhe penjtë e cilësisë superiore janë gjithashtu të pozicionuara në 3 vende të ndryshme brenda EuroTex.

EuroTex është hapur cdo ditë, nga ora 08:00 ndërsa mund të shiheni më të rejat edhe në faqet zyrtare në Instagram dhe Facebook në këto adresa