string(55) "europol-16-shqiptare-te-regjistruar-ne-aplikacionin-sky"

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2023 11:16

Europol: 16 shqiptarë të regjistruar në aplikacionin “SKY”

Shqiperi

Gazeta Express

02/08/2023 11:16

16 mijë shqiptarë rezultojnë të jenë abonentë në aplikacionin “SKY”.

Burime për AlbEu.com nga Europol bëjnë me dije se 10% e SKY është referim shqip.

“10% e SKY është referim shqip. 16 000 abonentë. Po gjenerohen mesazhe pa fund. Shqipëria ka kërkuar 6 poste pune për shkak të volumit, por i dhanë vetkm 2. Nuk ka vende pasi agjentë nga e gjithë bota po punojnë për llogari të vendeve të tyre”, thotë burimi.

Por çfarë është aplikacioni SKY?

“SKY ECC” është aplikacioni ku njerëz të përfshirë në botën e krimit flasin për organizimin e trafiqeve, porositjen e vrasjeve dhe gjithçka tjetër mbi aktivitetin e tyre kriminal.

Dekriptimi i SKY ka çuar në arrestime të emrave të rëndësishëm të botës së krimit. Aplikacioni është çmontuar dhe është mbyllur në vitin 2021 nga një operacion i Europol. Për ta shkarkuar dhe përdorur, duhej të kishe një telefon të posaçëm.

SKY është përdorur masivisht dhe nga shqiptarët. Së fundmi, nga zbulimi i komunikimeve që kishin bërë në SKY dhe ENCO, SPAK ndërmori një megaoperacion të quajtur “Metamorfoza, ku arrestoi biznesmenin Pëllumb Gjoka ish shefin e operacionales Oltion Bistri, prokurorin e Kukësit Xhevahir Lita dhe tre të tjerë. Gjithashtu në kërkim janë dhe 9 persona të tjerë.

Nxjerrja e të dhënave nga hetuesit francezë të dosjes së grupit “Bajri” dhe transferimi i tyre në Shqipëri zbardhi rolin e Ervis Martinaj e biznesmenit Pëllumb Gjoka në porositjen e vrasjes së Gjin Ndojit për 110 mijë euro. Shefi i operacionales në polici Oltion Bistri komunikonte me Ervis Martinajn duke e informuar për operacionet ndërsa prokurori Xhevahir Lita mbyllte dosjet.

Duke qenë se në këtë aplikacion janë abonentë 16 mijë shqiptarë dhe mesazhet e tyre po gjenerohen, pritet që të ketë të tjera arretime të emrave të rëndësishëm.

aaaaa