European Open: Zekaj mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë - Gazeta Express
string(71) "european-open-zekaj-mposhtet-ne-finale-por-e-fiton-medaljen-e-argjendte"

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 18:30

European Open: Zekaj mposhtet në finale, por e fiton medaljen e argjendtë

Sporte tjera

Gazeta Express

02/05/2021 18:30

Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e argjendtë në turneun e xhudos “European Open, por e lëshoi mundësinë ta fitonte të artën pasi u mposht në finale nga Anton Savytskiy të dielën.

Shpati Zekaj është fituesi i medaljes së argjendtë në kategorinë -100 kilogramë në turneun e xhudos “European Open” në Kroaci, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ishte medalje e parë e tij në garat seniore në xhudo, pasi deri tani ai ka garuar si junior.

Zekaj e pati një ditë mbresëlënëse në Zagreb, pasi e arriti finalen në kategorinë e tij duke i fituar katër luftëra radhazi.

Por ai u mposht në finale nga xhudisti ukrainas.

Kjo do të jetë medalja e tij e parë në karrierë dhe pikët e para në ranglistën botërore të xhudos. /Gazeta Express/