Europa League, skuadrat e kualifikuara – kur do të hidhet shorti?! - Gazeta Express
string(61) "europa-league-skuadrat-e-kualifikuara-kur-do-te-hidhet-shorti"

Europa League, skuadrat e kualifikuara – kur do të hidhet shorti?!

Futboll

Gazeta Express

25/02/2021 23:03

Manchester United, Roma, Milan, Arsenal, favoritët janë kualifikuar në rundin tjetër të Europa League.

Manchester United barazoi 0-0 në sfidën e kthimit me Real Sociedad në “Old Trafford” dhe u kualifikua në rundin tjetër falë fitores 4-0 në ndeshjen e parë.

Lexo Edhe:

Roma gjithashtu u kualifikua pas fitores 3-1 në sfidën e kthimit në Olimpico, derisa ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1.

Në rundin tjetër është kualifikuar me vështirësi Milani.

Kuqezinjtë barazuan 1-1 me Crvena Zvezdën në San Siro dhe u kualifikuan në fazën tjetër falë vlerës së golit mysafirë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 2-2.

Shorti për fazën tjetër të Europa League do të hidhet me 26 shkurt në Nyon te Zvicrës. /Gazeta Express/