Europa Conferece League: Prishtina me një këmbë në rrethin tjetër, Drita e kërkon mrekullinë kundër Feyenoordit - Gazeta Express
string(109) "europa-conferece-league-prishtina-me-nje-kembe-ne-rrethin-tjeter-drita-e-kerkon-mrekulline-kunder-feyenoordit"

Europa Conferece League: Prishtina me një këmbë në rrethin tjetër, Drita e kërkon mrekullinë kundër Feyenoordit

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 9:26

Prishtina dhe Drita do të kërkojnë të kalojnë në rundin e tretë kualifikues të Europa Conference League, kur të përballen sot me Connah’s Quay dhe Feyenoordin, përkatësisht.

Derisa Prishtina është pothuajse me një këmbë në rrethin e tretë, pasi e mundi klubin uellsian 4:1 në ndeshjen e parë në Kosovë, Drita do të ketë shumë punë të vështirë, pavarësisht se e ndali me barazim pa gola gjigantin holandez në ndeshjen e parë në Prishtinë, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kampionia e Kosovës Prishtina është mysafire e Connah’s Quay në Park Avenue në qytetin Aberystwyth për ndeshjen e kthimit në rrethin e dytë kualifikues, që nis në orën 20:00.

Klubi nga kryeqytet duhet të shmangë humbjen me katër gola epërsi për të kaluar tutje. Përveç fitores, edhe barazimi dhe madje humbje minimale e dërgon Prishtinën tutje.

Drita, ndërkohë, do të vizitojë Roterdamin për t’u përballur me Feyenoordin e famshëm në ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues, që po ashtu nis në orën 20:00.

Gjilanasit duhet të fitojnë patjetër me çfarëdo rezultati për të kaluar tutje. Nëse takimi në Holandë mbyllet baras, atëherë penalltitë vendosin.

Fituesit kalojnë në rrethin e tretë në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në sezonin e ri 2021/22 në garën e kategorisë së tretë të futbollit evropian. /Gazeta Express/