Gushti po dobëson edhe më shumë monedhat e huaja. Këtë të mërkurë, euro ka prekur nivelin më të ulët historik duke u këmbyer nën 97 lekë.
Një euro po blihet sot nga pikat e këmbimit valutor me mesatarisht 96.8 lekë dhe shitet me 97.6 lekë.Krahasuar me vjet, euro ka pësuar një zhvlerësim me gati 4%.Në rënie po ashtu është edhe dollari i cili ka zbritur në vlerën 83 lekë, pra për të këmbyer 100 dollarë, merren 8300 lekë.
Urime për fituesit e tretë – Fitore Ismajli dhe Qemal Gjana! GO+ po vazhdon të shpërblejë më të guximshmit!...