EURO n’7, nga tetori në T7 - Gazeta Express
string(24) "euro-n7-nga-tetori-ne-t7"

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 13:27

EURO n’7, nga tetori në T7

Lajme

Gazeta Express

23/09/2022 13:27

Televizioni T7 së shpejti do të nis transmetimin e një emisioni të ri nga fusha e ekonomisë me autor gazetarin e njohur Menduh Abazin. Ky emision në të kaluarën, për 10 sezone, është transmetuar në dy televizione të ndryshme. Tani, nga data 3 tetor mund ta ndiqni në televizionin T7.

Emisioni do të jetë vazhdimësi e debateve për ekonomi, por që do të karakterizohet me disa rubrika të reja. Cdo javë aty do të prezantohen storie suksesi, p.sh. se si është ngritur një kompani private si është zhvilluar dhe si ka arritur edhe në tregun ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

Po ashtu si pjesë e veçantë do të jetë edhe rubrika e quajtur bursa e ndërtimeve, ku çdo javë do të diskutohet për sektorin e ndërtimeve në vend, çmimet e banesave, dhe se në cilin qytet ndërtohet më mirë dhe ku ato kushtojnë më shtrenjtë ose më lirë.

Abazi, karrierën si gazetar e ka nisur në vitin 2000, në “Koha” ndërsa punën në televizion më 2002. Para shumë viteve, së bashku me kolegë të tij, ai e ka nisur emisionin Euro, i pari në Kosovë kushtuar tërësisht ekonomisë.