Euro bie ndjeshëm kundrejt dollarit pas marrëveshjes SHBA-BE - Gazeta Express
string(60) "euro-bie-ndjeshem-kundrejt-dollarit-pas-marreveshjes-shba-be"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:50

Euro bie ndjeshëm kundrejt dollarit pas marrëveshjes SHBA-BE

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 10:50

Të hënën euro pësoi rënien më të thellë ditore kundrejt dollarit që nga muaji maj. Gjermania dhe Franca shprehën shqetësimin se marrëveshja e shumëpritur tregtare mes BE-së dhe SHBA-së do të dëmtojë ekonominë evropiane. Monedha e përbashkët ra me mbi 1% kundrejt dollarit dhe u dobësua me 0.8% kundrejt paundit, pasi u bë e ditur se SHBA-ja do të vendosë tarifa prej 15% për shumicën e importeve nga BE-ja.

Marrëveshja, e cilësuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, si“marrëveshja më e madhe tregtare ndonjëherë” dhe që mbulon gati 44% të PBB-së globale, shmangu një luftë të mundshme tregtare transatlantike.

Marrëveshja e së dielës siguroi një normë tarife më të ulët për BE-në krahasuar me 30% që presidenti amerikan kishte kërcënuar ta vendoste nga 1 gushti. Megjithatë, tarifat përbëjnë gjithsesi një trefishim të normës mesatare të vendosur më parë nga SHBA ndaj bllokut, para shpalljeve të Trump-it në prill për “ditën e çlirimit”.