"Euro 2020" vjen më ndryshe në T7 me emisionin "Extra Time" - Gazeta Express
string(55) "euro-2020-vjen-me-ndryshe-ne-t7-me-emisionin-extra-time"

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 22:42

“Euro 2020” vjen më ndryshe në T7 me emisionin “Extra Time”

Sport

Gazeta Express

08/06/2021 22:42

Televizioni T7 vjen me emisionin më të veçantë kushtuar Kampionatit Evropian të futbollit.

“Euro 2020” vjen më ndryshe në T7, nën udhëheqjen e deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës, Duda Balje dhe analistit politik, Rron Gjinovci.

Lexo Edhe:

Po aq specialë do të jenë edhe mysafirët, nga lëmi të ndryshme, të cilët do të flasin për futboll dhe për shumëçka tjetër.

S’do të mungojnë as kronikat, statistikat e as informacionet që kanë të bëjnë me Evropian.

Emisioni “Extra Time” do të fillojë këtë të premte, pra nga 11 Qershori dhe do t’ju shoqërojë çdo natë për një muaj, deri më 11 Korrik, nga ora 23:15.

Me ne, Evropiani do të jetë më zbavitës, do të jetë sigurisht më ndryshe.