“EURO 2020” pa Kosovën e Shqipërinë, por me shqiptarë - Gazeta Express
string(50) "euro-2020-pa-kosoven-e-shqiperine-por-me-shqiptare"

“EURO 2020” pa Kosovën e Shqipërinë, por me shqiptarë

Moral Pozhegu

10/06/2021 14:24

Shqiptarët e Zvicrës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do të jenë ambasadorët tanë në Evropian. Nëntë shqiptarë do të jenë pjesë e Euro 2020

Fatkeqësisht, Kosova e as Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionat Evropian. Edhe pse “Dardanët” ishin shumë afër, dështuan ta bënin një gjë të tillë në fund. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në “Euro 2020” nuk do të kemi shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Edhe këtë radhë, si zakonisht, do të shohim futbollistë shqiptarë në një garë të madhe si Evropiani. Shqiptarët e Zvicrës dhe të Maqedonisë së Veriut do të jenë ambasadorët tanë më të mirë të Evropianit. Për “Helvetikët” do të paraqiten tre futbollistë shqiptarë, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Kurse, Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojnë: Enis Bardhi, Esgjan Alioski, Arijan Ademi, Ferhan Hasani, Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu. Pra, shqiptarët megjithatë do t’i kenë përfaqësuesit e tyre në “Euro 2020”, e cila zgjat nga 11 qershori deri më 11 korrik. /Gazeta Express/