“Euro 2020” nis me sfidën Itali vs Turqi - Gazeta Express
string(38) "euro-2020-nis-me-sfiden-itali-vs-turqi"

“Euro 2020” nis me sfidën Itali vs Turqi

Gazeta Express

11/06/2021 9:22

Italia do të sfidojë sonte Turqinë në “Olimpico” të Romës, për të nisur kështu zyrtarisht Kampionati Evropian, për të cilin mezi po presin tifozë nga e gjitha bota. Në Grupin A me Turqinë dhe Italinë gjenden edhe Uellsi dhe Zvicra e Shaqirit, Xhakës e Mehmedit.

Gjithçka është gati për “Euro 2020”.

Lexo Edhe:

Italia do të sfidojë sonte Turqinë në “Olimpico” të Romës, për të nisur kështu zyrtarisht Kampionati Evropian, për të cilin mezi po presin tifozë nga e gjitha bota.

Sfida do të nisë nga ora 21:00, derisa dy orë para takimit të për në Kampionatin Evropian, do të jetë ceremonia zyrtare për “Euro 2020”.

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet edhe shqiptari, Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.

Pas ndeshjes me Turqinë, Italia, njëri prej favoritëve, në Grupin A do të ketë punë edhe me Uellsin dhe Zvicrn e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e Admir Mehmedit. /Gazeta Express/