"Euro 2020" nis me këngëtarin shqiptar - Gazeta Express
string(36) "euro-2020-nis-me-kengetarin-shqiptar"

Gazeta Express

10/06/2021 19:10

“Euro 2020” nis me këngëtarin shqiptar

Gazeta Express

10/06/2021 19:10

Gjithçka është gati për Euro 2020. Ceremonia zyrtare do të nisë nesër prej orës 19:00, teksa dy orë më pas do të shijojmë betejën e parë.

Italia do të sfidojë Turqinë në “Olimpico” të Romës, takim që po pritet me padurim nga tifozët e shumtë të lojës më të bukur me top.

Lexo Edhe:

I famshmi Andrea Bocelli do të këndojë legjendaren “Nessun Dorma”, ndërsa në skenën që do të improvizohet në barin e “Olimpico” do të ngjitet i pari Ermal Meta.

40-vjeçari shqiptar do të këndojë “Uno”. Kënga është pjesë e albumit të ri “Tribu Urbana”, teksa një muaj më parë u publikua edhe videoklipi.