Eulex edhe për një vit në Kosovë, reagon eurodeputetja gjermane - Gazeta Express
string(62) "eulex-edhe-per-nje-vit-ne-kosove-reagon-eurodeputetja-gjermane"

Eulex edhe për një vit në Kosovë, reagon eurodeputetja gjermane

Gazeta Express

13/07/2020 16:53

Sipas eurodeputetes gjermane, zgjatja e mandatit të Eulexit, do ta ndihmojë forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, e cila është raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, ka përshëndetur zgjatjen e mandatit të Eulexit edhe për një vit në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Lajm i mirë nga EULEX! Do ta vazhdojë punën e tij të rëndësishme për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, ka shkruar ajo në Tëitter.

Ajo ka ripostuar shkrimin e përfaqësuesit tjetër të BE’së Lars-Gunnar Ëigemark, i cili ka shkruar se “E mirëpresim dakordimin e Presidentit Hashim Thaci me përfaqësuesin e BE’së, Joseph Borellit, të cilët, përmes shkëmbimit të letrave, janë pajtuar për zgjatjen e mandatit të Eulexit edhe për një vit, për shkak të Covid 19. Ne qëndrojmë të përkushtuar plotësisht në partneritetin tonë për drejtësi, me të gjithë homologët nga Kosovë, në këtë kohë kritike”. /Express/