“Cirku i Republikës së Kosovës. Institucionet jofunksionale = qytetarë të pambrojtur. Shteti në pauzë”. Kështu shkroi Instituti Demokratik i Kosovës pasi për herë të 46-të dështoi të konstituohej Kuvendi i Kosovës.
Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim e shpërndau këtë foto duke shkruar në Facebook se kjo situatë është bërë “bajat”.
“Sot, përpjekja e 46-të. Në cirk me shku, 46 herë, edhe bohesh bajat. Kuvendi edhe më keq!”, shkroi ai.