Ethereum-i në nivel rekord, rritet edhe vlera e Bitcoin-it - Gazeta Express
string(57) "ethereum-i-ne-nivel-rekord-rritet-edhe-vlera-e-bitcoin-it"

Ethereum-i në nivel rekord, rritet edhe vlera e Bitcoin-it

AutoTech

Gazeta Express

03/11/2021 10:10

Kriptovaluta më e madhe në botë, Bitcoin, ka shënuar rritje të vlerës për 2 për qind të mërkurën në mëngjes, ndërsa kriptovaluta e dytë më e madhe, Ethereum, arriti në nivel rekord.

Ethereum u tregtua për 4.643 dollarë, duke e thyer rekordin e një dite më parë prej 4.600 dollarësh dhe duke shënuar rritje javore prej më shumë se 10 për qind, sipas agjencisë “Reuters”.

Lexo Edhe:

Administrata e Presidentit Biden është duke u përqendruar në të ashtuquajturat “stablecoin”, duke i bërë thirrje Kongresit që ta miratojë legjislacionin që do t’i forconte rregullat qeveritare. “Stablecoin” janë një lloj i kriptovalutave që u është rritur popullratiteti vitin e kaluar, shkruan Fox Businness, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, ka thënë se një spital për kafshë po ndërtohet me fitimin e siguruar nga rritja e kriptovalutës Bitcoin.

“Po shohim përfitime shtesë si ky spital për kafshë, shkollat që po i reklamoj dhe, nëse do Zoti, nëse çmimi i Bitcoin-it vazhdon të rritet, do të ketë infrastrukturë të re për të mirën e popullit tonë”, tha Bukele gjatë një organizimi zyrtar ku e vuri themelin e klinikës për kafshë.

Spitali pritet të ketë zyra mjekësore, dhoma operuese, një zonë rehabilitimi dhe në të do të punësohen drejtpërdrejt 300 persona.

Në shtator, El Salvadori u bë shteti i parë në botë që e bëri Bitcoin-in valutë të ligjshme.