Estetistja Linda Nebiu tregon ndërhyrjet që bëjnë meshkujt - Gazeta Express
string(58) "estetistja-linda-nebiu-tregon-nderhyrjet-qe-bejne-meshkujt"

Rozë

Gazeta Express

07/10/2025 17:01

Estetistja Linda Nebiu tregon ndërhyrjet që bëjnë meshkujt

Rozë

Gazeta Express

07/10/2025 17:01

Estetistja Linda Nebiu ka qenë e ftuar në emisionin “Kosova Live”, ku ka folur hapur për trendet më të fundit në fushën e estetikës, ndërhyrjet që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme dhe preferencat e klientëve, si tek vajzat, ashtu edhe tek meshkujt.

Nebiu ka treguar se ndërhyrjet estetike tashmë nuk janë më tabu, sidomos tek gjenerata e re. Sipas saj, vajzat më së shumti zgjedhin të rregullojnë buzët dhe ballin me botoks apo filler, ndërsa theksoi se edhe pjesëmarrëset e konkurseve të bukurisë nuk mbeten pas në këtë aspekt.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje, është fakti që edhe meshkujt po i drejtohen gjithnjë e më shumë klinikave estetike. Sipas Nebiut, përveç kujdesit për lëkurën, ata bëjnë edhe ndërhyrje të lehta me filler, në buzë dhe në zonën e ballit.

“Përveç ballit, tashmë edhe buzët janë bërë pjesë e kërkesave të meshkujve”, shtoi ajo.

Se çfarë ka thënë më shumë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.