Estetistja - Brikenës: Face-lift është për 60 vjeçaret, jo për një vajzë 25 vjeçare - Gazeta Express
string(79) "estetistja-brikenes-face-lift-eshte-per-60-vjecaret-jo-per-nje-vajze-25-vjecare"

Rozë

Gazeta Express

08/04/2026 20:04

Estetistja – Brikenës: Face-lift është për 60 vjeçaret, jo për një vajzë 25 vjeçare

Rozë

Gazeta Express

08/04/2026 20:04

Estetistja Nora Goga ka komentuar ndërhyrjet estetike të vajzave të formatevetë reality show si “Big Brother Albania”.

Gjatë diskutimit, ajo u shpreh kritike për ndërhyrjet që, sipas saj, nuk janë të nevojshme në moshë të re, duke u ndalur posaqërisht tek banorja shumë e përfolur Brikena Selmani.

“Brikena ka qenë një vajzë shumë e bukur dhe nuk mendoj që ka pasur nevojë me i bojtë gjitha këto ndërhyrje. Këto ndërhyrjet mini-invazive janë okej, sepse pothuajse të gjitha po i bëjmë dhe nuk kanë shumë peshë. Mirëpo diçka që më ka lënë përshtypje ka qenë face-lift që ka bërë.”- shtoj estetistja Goga.

Sipas Gogës, një ndërhyrje e tillë nuk është e përshtatshme për një vajzë të re.

“Unë mendoj që për një 25-vjeçare nuk është aspak e nevojshme me pasë një face-lift, një operim i plotë i fytyrës vetëm për me pasë një tërheqje të lëkurës. Një vajzë 25-vjeçare i ka të gjitha elementet për një lëkurë të shëndetshme dhe tërhequr.”

Ajo shtoi se ndryshimet më të dukshme vijnë nga ndërhyrjet më të vogla estetike.

“Nëse e shohim edhe pas operimeve, më shumë bien në sy ndërhyrjet mini-invazive te pjesa e ballit, konturimi i mjekrës, nofullës dhe mollëzave. Tek face-lift vërehet kryesisht tërheqja e syve.”

Në fund, Goga theksoi se ndërhyrje të tilla janë më të përshtatshme për moshat më të rritura.

“Face-lift është më i përshtatshëm për moshat 50 ose 60 vjeç, ku dallimi është shumë më i madh, jo për një 25-vjeçare.”

Advertisement
Advertisement
Advertisement