Një nga mediumet më të mëdha amerikane, “ESPN” ka parashikuar se Kosova do të jetë fituese e finales së sontme.
Kombëtarja dardane do të sfidohet nga Turqia në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me ndeshjen që luhet në kuadër të finales së “play-offit” për kualifikim në Botëror.
Për këtë ndeshje të madhe ka shkruar edhe mediumi i madh amerikan “ESPN”.
Ky medium e ka parashikuar fitoren e Kosovës në këtë përballje.
“Ekipi i Franco Fodas është i ri, i guximshëm dhe plot ritëm e energji. Lojtarët e Kosovës kanë aftësi të shokojnë një ekip turk të mbushur me talente të nivelit të lartë, përfshirë Arda Gulerin, Hakan Çalhanoglun dhe Kenan Yildizin. Turqia ka fituar dy ndeshjet e mëparshme dhe do të jetë favorite, por stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i shkëlqyeshëm të martën, dhe një atmosferë pasiononte mund të jetë në favor të Kosovës. Fitues: Kosova”, shkruan “ESPN”.
Ndeshja Kosovë – Turqi nis nga ora 20:45, dhe fituesi shkon në Botëror./GazetaExpress/