string(84) "eskalimi-me-raketa-indi-pakistan-trump-per-keqardhje-shpresojme-te-perfundoje-shpejt"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 23:50

Eskalimi me raketa Indi-Pakistan, Trump: Për keqardhje, shpresojmë të përfundojë shpejt

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 23:50

Presidenti Amerikan Donald J Trump, e vlerësoi si një ngjarje për keqardhje eskalimin por u shpreh në aso mënyre që lë të nënkuptohet se beson që ky eskalim do të jetë i kufizuar.

“Luftojnë me dekada me njëri tjetrin, me shekuj në të vërtetë por është për keqardhje. Shpresojmë të përfundojë shprej” tha Trump kur u pyet.

India goditi nëntë caqe në provincat Kashmir dhe Jammu në Pakistan të cilat i quajti infrastrukturë terroriste, ndërsa raportohet se tashmë kundërsulmi pakistanez ka nisur.

Sipas Pakistanit tre civilë kanë vdekur si pasojë e sulmit indian, ndërsa raportohet se sistemet kundërajrore janë aktivizuar tashmë në Kashmirin indian në pritje të kundërsulmit pakistanez.

India e quajti një operacion anti-terrori sulmin në Pakistan duke shënjestruar infrastrukturë terroriste.

Tensionet mes dy shteteve eskaluan kur në qendrën turistike Pahlagan në Kashmirin indian u krye sulmi terrorist ndaj popullatrës hindu nga një grup që India pretendon se janë islamist me bazë në Pakistan.