Eskalimi i sërishëm i Kurtit, Zyra e BE-së ia rikujton se liria e shprehjes dhe medias janë thelbësore në rrugën për integrime - Gazeta Express
string(125) "eskalimi-i-serishem-i-kurtit-zyra-e-be-se-ia-rikujton-se-liria-e-shprehjes-dhe-medias-jane-thelbesore-ne-rrugen-per-integrime"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:55

Eskalimi i sërishëm i Kurtit, Zyra e BE-së ia rikujton se liria e shprehjes dhe medias janë thelbësore në rrugën për integrime

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 12:55

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në një fjalim të tij në Kuvend, pak ditë pasi ishte takuar me misionin fakt mbledhës për lirinë e medias në Kosovë, ka rikthyer në vëmendje “thasët me para” dhe ndikimet e pretenduara të shteteve armiqësore përmes mediave. Sipas Kurtit, këto shtete po “gjejnë argat edhe në Kosovë”, shkruan Gazeta Express.

Besnik Velija

“Kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediatike, ajo blen ndikim, orienton narrativën dhe në fund deformon përceptimin e qytetarit.Një qytetar i dezinformuar s’është qytetar i lirë. Siç tregojnë edhe raportet, ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë e që fatkeqësisht po gjen argatin edhe brenda vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Lidhur me këtë gjuhë të Kurtit ndaj mediave, Zyra e BE-së në Prishtinë në një përgjigje për Express kanë thënë se liria e shprehjes dhe medias janë elementë thelbësorë të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore siç parashikohen në kushtet që duhet plotësuar për integrim në BE dhe gjithashtu edhe në standardet ndërkombëtare.

“Liria e shprehjes dhe liria e medias janë elementë thelbësorë të shoqërive demokratike dhe të drejtave themelore, siç parashikohen nga acquis të BE-së dhe standardet ndërkombëtare.

Autoritetet publike dhe aktorët politikë kanë një përgjegjësi të veçantë për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të mundshëm për gazetarët dhe praktikuesit e medias dhe për të kontribuar në një diskurs publik të respektueshëm”, ka thënë zëdhënësi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Nicola Gaon.

Ai ka thënë se “BE-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive me median”.

Lidhur me gjuhën e përdorur nga Kurti ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke thënë se dënojnë retorikën nxitëse dhe akuzuese të kryeministrit Albin Kurti kundër mediave dhe gazetarëve./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement