“Është zyrtar i PDK’së”, “Jo, s’ka lidhje me PDK’në” - debati për vjedhjen e 2 milionëve në Thesar - Gazeta Express
string(87) "eshte-zyrtar-i-pdkse-jo-ska-lidhje-me-pdkne-debati-per-vjedhjen-e-2-milioneve-ne-thesar"

“Është zyrtar i PDK’së”, “Jo, s’ka lidhje me PDK’në” – debati për vjedhjen e 2 milionëve në Thesar

Lajme

Gazeta Express

24/01/2021 21:58

Abelard Tahiri i PDK’së në Pressing tha se është kjo parti që e ka luftuar më së shumti korrupsionin në vend. Ai ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, që zhbëri Task-Forcën kundër korrupsionit.

“Ti s’mundesh me prit mrekulli kur s’ki kapacitete të mjaftueshme. Ndërkohë vjen Avdullah Hoti dhe e zhbën Task Forcën kundër korrupsionit”, thotë Tahiri.

Lexo Edhe:

Ai kritikon sidomos për vjedhjen në Thesar.

“Nuk ka mesazh më të keq për investitorët, për botën e jashtme, për partnerët tonë, për Bankën Botërore, sesa kur një vend e vjedh Thesarin e vetë. Në një vend ku vidhet Thesari ku duhet të jetë siguria më e madhe”, tha Tahiri.

Ndërkohë reagoi gazetari Parim Olluri i cili tha se i dyshuari për vjedhje ka qenë drejtor komunal në Drenas, atu ku qeverisë PDK.

“Pse e keni punësuar një profil të tillë. Një mbështetës i Partisë Demokratike të Kosovës”, tha Olluri.

““Nuk ka lidhje ai me PDK’në’, iu përgjigj Tahiri.

Drejtor komunal i Ramiz Lladrovcit të PDK’së, qysh nuk ka lidhje. Kah e mori guximin ai, nga takimet me njerëz të parisë”, shtoi Olluri.

Tahiri thotë se më e pakta që është dashur të bëhej, ishte dorëheqja e Ministres Hykmete Bajrami.

“Unë po pajtohem me ty për punën e Ministres, por s’po pajtohem se PDK s’ka kurrfarë mëkati këtu”, shtoi Olluri.