Është zgjeruar hetimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri - Gazeta Express
string(84) "eshte-zgjeruar-hetimi-ndaj-ish-sekretarit-te-pergjithshem-te-qeverise-muhamed-zeqiri"

Ballina

Gazeta Express

09/08/2022 9:48

Është zgjeruar hetimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri

Ballina

Gazeta Express

09/08/2022 9:48

Është zgjeruar hetimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të qeverisë, Muhamed Zeqiri. Bëhet fjalë për një tjetër ngjarje penalo-juridike, ku qeveria përmes sekretarit të përgjithshëm Muhammed Zeqiri ka lidhur marrëveshje me një person juridik për shërbime konsulente për riorganizimin e Hekurudhave, njofton prokuroria për Telmën, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria dyshon se edhe kjo kontratë është lidhur pa tender. Ai dyshohet për keqpërdorim detyre që nga prilli, kur Prokuroria për krim të organizuar hapi hetimet ndaj Zeqirit dhe dy shtetasve të tjerë kroatë, gjithashtu për kontratë për shërbime konsulence pa procedurë të prokurimit publik.

Lexo Edhe:

Në ndërkohë, Apeli i Shkupit ia zgjati arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë

Muahmed Zeqiri përfundoi në paraburgim pasi Prokuroria hapi hetime në të cilat dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare. Bashkë me të si të dyshuar se u ka ndihmuar janë edhe dy shtetas kroatë, për të cilët është caktuar edhe masa e paraburgimit, por pasi se janë të paarritshëm për forcat e rendit, masa do të hyjë në fuqi kur eventualisht të ndalohen.

Zeqiri dha dorëheqje të parevokueshme nga funksioni sekretar i përgjithshëm në Qeveri pas dyshimeve se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

Bëhet fjalë për hetim në të cilin Prokuroria dyshon se sekretarin e Përgjithshëm se në periudhën nga prilli 2021 deri në janar 2022, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani në vlerë të përgjithshme prej rreth 941.985 euro, që është për rreth 147.000 euro më shumë se 795.000 euro, shumë që është rënë dakord për shërbime konsulence.