Është përsëri ai: Anton Cena shpallet kampion bote për veteranë për herë të gjashtë - Gazeta Express
string(82) "eshte-perseri-ai-anton-cena-shpallet-kampion-bote-per-veterane-per-here-te-gjashte"

Është përsëri ai: Anton Cena shpallet kampion bote për veteranë për herë të gjashtë

Sporte tjera

Gazeta Express

04/08/2023 13:35

Anton Cena e ka dominuar përsëri botën e xhudos për veteranë.

Është shpallur kampion në Kampionatin Botëror për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës, që u mbajt në Kanada.

Lexo Edhe:

Veterani i xhudos është treguar i papërmbajtshëm për kundërshtarët duke i rrahur një pas një, ndërsa e siguroi kështu titullin e gjashtë të kampionit, shkruan “Gazeta Express”.

Përkundër një ndërhyrjeje kirurgjike që e pati, Cena nuk u ndal dhe me punë e përkushtim u rikthye në majat e xhudos botërore për veteranë.

Këtë sukses, përfaqësuesi i Policisë së Kosovë ia dedikoi vendit të tij, Kosovës, ndërsa i falënderoi edhe ata që e përkrahën edhe financiarisht. /Gazeta Express/