Është përgatitur plan i veçantë sigurie për Mijallkovin në burgun e Shkupit - Gazeta Express
string(75) "eshte-pergatitur-plan-i-vecante-sigurie-per-mijallkovin-ne-burgun-e-shkupit"

Ballina

Gazeta Express

01/03/2021 14:31

Është përgatitur plan i veçantë sigurie për Mijallkovin në burgun e Shkupit

Ballina

Gazeta Express

01/03/2021 14:31

“I burgosuri Sasho Mijallkov është në burgun hetues Shkupi, deri në aktgjykimin e plotfuqishëm, ndërsa ku do ta vuajë dënimin me burg, varet nga gjykatësi për vuajtjen e dënimeve”.

Këtë sot e deklaroi drejtori i Drejtorisë për vuajtjen e dënimeve Marjan Spasovski. Ai u shpreh i bindur për sigurinë e Mijallkovit dhe të dënuarve tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo Edhe:

“Është përgatitur plan i sigurisë konkretisht për të paraburgosurin Sasho Mijallkov, për lëvizjen e tij, konkretisht shëtitjen dhe janë alarmuar të gjitha protokollet e sigurisë dhe procedurat operative standarde, për të mos ardhur te ndonjë incident”, tha Spasovski, i cili së bashku me ministrin e Drejtësisë Bojan Mariçiq dhe drejtorin e Entit Shtetëror për Statistika Apostoll Simovski, kryen mbikëqyrje në regjistrimin e të burgosurve në Kshanje të Kumanovës.

Spasovski informoi se në këtë moment nuk ka persona pozitiv me COVID-19 në asnjë burg, e as të dyshuar.