"Është pak si Lahm", Flick me lavdata për talentin e La Masias - Gazeta Express
string(59) "eshte-pak-si-lahm-flick-me-lavdata-per-talentin-e-la-masias"

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 13:55

“Është pak si Lahm”, Flick me lavdata për talentin e La Masias

Futboll

Gazeta Express

06/03/2026 13:55

Trajneri i FC Barcelona, Hansi Flick, ka lavdëruar talentin e ri të La Masia, Xavi Espart, i cili aktualisht po stërvitet me ekipin e parë.

Mbrojtësi i djathtë 18-vjeçar i Barca Atletic mund të debutojë me skuadrën e parë për shkak të krizës së dëmtimeve në krahët e mbrojtjes, pas lëndimeve të Jules Kounde dhe Alejandro Balde në ndeshjen kundër Atletico Madrid.

Kjo situatë e lë Flick me vetëm Joao Cancelo dhe Gerard Martin si opsione natyrale për krahët e mbrojtjes, edhe pse Eric Garcia ka mbuluar herë pas here anën e djathtë.

Pas humbjes ndaj Atletico Madridit të martën, Flick ka testuar disa alternativa, ku në stërvitje me ekipin e parë kanë marrë pjesë edhe Alvaro Cortes (qendërmbrojtës) dhe Patricio Pacifico (mbrojtës i majtë).

I pyetur për Espart dhe Cortes, Flick e krahasoi të parin me një nga mbrojtësit më të mirë në histori, Philipp Lahm.

“Në rastin e Espart, më pëlqen vetëbesimi i tij me topin; ai është pak si Philipp Lahm. Mund të luajë edhe si mesfushor defensiv ose si qendërmbrojtës, dhe është i mirë si me top ashtu edhe pa top. Álvaro fizikisht është në gjendje të mirë; është këmbëmajtas dhe mund të luajë në dy pozita. Edhe ai është stërvitur mirë. Xavi është kthyer nga dëmtimi dhe është në formë të mirë. Ata kanë treguar cilësi dhe mezi pres t’i shoh duke luajtur”, tha Flick.

Advertisement
Advertisement
Advertisement