"Është një vijë e kuqe", Egjipti ngre tonet: S’do ta lejojmë zhvendosjen e palestinezëve - Gazeta Express
string(83) "eshte-nje-vije-e-kuqe-egjipti-ngre-tonet-sdo-ta-lejojme-zhvendosjen-e-palestinezeve"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:06

“Është një vijë e kuqe”, Egjipti ngre tonet: S’do ta lejojmë zhvendosjen e palestinezëve

Lajme

Gazeta Express

05/09/2025 18:06

Egjipti po miraton një retorikë më të ashpër ndaj Izraelit, duke thënë se nuk do të pranojë zhvendosjen masive të palestinezëve dhe gjenocidin.

Ndërhyrja vjen pasi mijëra banorë të qytetit të Gazës sfiduan urdhrat e Tel Avivit për t’u larguar. “Zhvendosja nuk është një opsion dhe është një vijë e kuqe për Egjiptin dhe ne nuk do ta lejojmë që të ndodhë”, u tha gazetarëve në Nikozia, ministri i Jashtëm egjiptian Badr Abdelati.

“Zhvendosja do të thotë likuidim dhe fundi i kauzës palestineze dhe nuk ka bazë ligjore ose morale për dëbimin e njerëzve nga atdheu i tyre”, shtoi ai.

Ndërhyrja e ministrit të Jashtëm egjiptian vjen pas kritikave të ashpra të vendit ndaj Izraelit, edhe pse ka punuar me Katarin dhe Shtetet e Bashkuara për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën gati dyvjeçare.

Ministri egjiptian theksoi se “ajo që po ndodh në terren është shumë përtej imagjinatës”. “Atje po ndodh një gjenocid , vrasje masive të civilëve, uri artificiale, e shkaktuar nga izraelitët“, tha ai.

Izraeli mohon akuzat për gjenocid dhe këmbëngul se veprimet e tij në Gaza justifikohen si vetëmbrojtje. Ofensiva e Izraelit në qytetin e Gazës filloi më 10 gusht dhe plani parashikon fitoren ndaj Hamasit, ndërsa deri më tani IDF kontrollon rreth 40% të qytetit.