Është ngritur akuzë për vrasjen e një shtetasi turk në një kafene në Shtip - Gazeta Express
string(74) "eshte-ngritur-akuze-per-vrasjen-e-nje-shtetasi-turk-ne-nje-kafene-ne-shtip"

Maqedoni

Gazeta Express

04/10/2025 13:33

Është ngritur akuzë për vrasjen e një shtetasi turk në një kafene në Shtip

Maqedoni

Gazeta Express

04/10/2025 13:33

Prokuroria Themelore Publike Shtip ka ngritur akuzë për pesë shtetasve turq të ivolvuar në vrasjen e Enes Ozdemir nga Turiq në maj të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ozdemir u plagos me pistoletë në një kafene në sheshin e Shtipit, pas çka autori ka qenë i ndihmuar që të ikë me automjet. Policia e kapi vrasësin në afërsi të pikës së pagesës Milladinoc, ndërsa arrestoi edhe katër persona të tjerë.

“Një nga të akuzuarit ngarkohet për kryerje të drejtpërdrejtë të veprës penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 1, si dhe për mbajtje të paautorizuar të armës me të cilën është kryer vrasja në pajtim me nenin 396 paragrafi 1 nga Kodi Penal. Tre nga të akuzuarit i kanë ndihmuar ta kryejë veprën penale dhe do të përgjigjen për vrasje lidhur me nenin 24, ndërsa një e akuzuar ngarkohet për ndihmim të kryerësit pas kryerjes së veprës së rëndë penale sipas nenit 365 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 nga Kodi Penal”, kumtoi sot Prokuroria.

Nga Prokuroria thonë se i shtetasi turk i akuzuari i parë është 21 vjeç dhe në vend ka qenë pa qëndrim të parregulluar. Në fillim të majit, ai në mënyrë të paautorizuar e ka blerë pistoletën e markës “FEG”, kalibër 9 mm, me të dhëna të fshira për modelin dhe numrin serik.

Për aplikacioneve celulare është dakorduar me të dëmtuarin që më 8 maj të takohen në një bar-kafe, janë ulur dhe kanë biseduar rreth 15 minuta Në një moment, i pandehuri ka shkuar në banjo dhe është kthyer menjëherë, ka nxjerrë pistoletën dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të të dëmtuarit, duke i shkaktuar atij gjashtë plagë me armë zjarri nga të cilat vdiq.

“Tre të pandehurit, edhe pse e kanë ditur dhe kanë qenë të vetëdijshëm për qëllimet e tij që ta privojë nga jeta të dëmtuarin, , i kanë siguruar mbështetje logjistike për kryerje të veprës. Kur i pandehuri i parë ka mbërritur në Shkup, më 30.04 u kanë siguruar akomodim në një banesë të cilën edhe ata e kanë përdorur një kohë më të gjatë koore paraprakisht, ndërsa u kanë ndihmuar edhe përmes deri tani personave të panjohur që ta furnizohet me pistoletë. Në ditën e vrasjes, me automjetin e njërit prej të pandehurva, së bashku e kanë transportuar deri në Shtip. Pas kryerjes së vrasjes, me qëllim që të mos zbulohen, e kanë ftuar edhe edhe të pandehurën e pestë”, thonë nga Prokuroria.

E pandehura e pestë, madje, është ftuar t’i transportojë të gjithë të katër personat nga Shtipi për në Shkup. Ajo e ka ndaluar automjetin në 300 metra nga pika e pagesës Milladinoc, menjëherë pasi atje ka vërejtur se ka polici, duke i mundësuar vrasësit që të dalë dhe të fillojë të ikë jashtë rrugës, afër autostradës, ku më vonë është gjetur dhe është arrestuar.

Të tjerët kanë vazhduar të lëvizin me automjetin drejt pikës së pagesës. Ata i ka ndaluar policia policia e cila i ka legjitimuar dhe ka filluar ta kontrollojë automjetin. Edhe pse edhe ata kanë tentuar të arrestisen, për kohë të shkurtër ata janë kapur.

Për katër të pandehurit, prokurori publik kërkoi t’ju vazhdoi pasa e paraburgimit, ndërsa për të pandehurën e pestë në fuqi janë masa paraprakisht të caktuara të kujdesit.