Prej javësh në rrjetet sociale qarkullonin thashetheme se moderatorja e njohur Roza Lati dhe partneri i saj, Xhonatan Islami, i kishin dhënë fund romancës.
Dyshimet u shtuan sidomos pasi nga rrjetet e tyre sociale u fshinë disa foto të përbashkëta, gjë që shpesh shihet si sinjal i një ndarjeje.
Por Roza ka zgjedhur të reagojë vetë dhe t’i japë fund spekulimeve. Me një gjest të thjeshtë, por të fuqishëm, ajo publikoi në “Instagram” një foto ku shfaqet dorë për dore me Xhonatanin, duke ecur mbi një vijë këmbësorësh.
“…sepse s’ja lëshuam dorën njëri-tjetrit asnjë moment”, ka shkruar moderatorja në përshkrimin e postimit, duke i qetësuar ndjekësit dhe duke treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
Fotoja u pëlqye menjëherë nga mijëra ndjekës dhe mori qindra komente pozitive, ku fansat i uronin çiftit dashuri të gjatë dhe lumturi.
Ky reagim i Rozës shihet si një përgjigje e qartë ndaj thashethemeve që qarkulluan së fundmi, duke mbyllur çdo diskutim mbi një ndarje të mundshme.
Roza Lati dhe Xhonatan Islami kanë qenë një nga çiftet më të komentuar në showbizin shqiptar, jo vetëm për lidhjen e tyre, por edhe për mënyrën se si e kanë ndarë dashurinë me publikun.
Me postimin e fundit, moderatorja duket se ka vendosur t’i japë fund çdo hamendësimi dhe të tregojë se ajo dhe Xhonatani vijojnë rrugëtimin e tyre bashkë, të pandarë. /GazetaExpress/
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...