Është legjendë e Santosit, por Pele thotë "jam tifoz i Vasco da Gamas" - Gazeta Express
string(67) "eshte-legjende-e-santosit-por-pele-thote-jam-tifoz-i-vasco-da-gamas"

Është legjendë e Santosit, por Pele thotë “jam tifoz i Vasco da Gamas”

Gazeta Express

02/04/2020 22:24

Kurrë nuk do të ketë konsensus se kush është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, megjithëse të gjithë jemi dakord që Edson Arantes do Nascimento, i njohur në të gjithë botën si Pelé, është pa dyshim njëri prej tyre. “Ylli” 79-vjeçar brazilian kaloi gati 20 vjet të karrierës së tij sportive te Santosi (midis 1956 dhe 1975) para se të pensionohej zyrtarisht në New York Cosmos, në vitin 1977.

Sidoqoftë, përkundër asaj që dinë të gjithë, Pelé zbuloi për herë të parë se nuk është tifoz i Santosit por i Vasco da Gamas. 

Lexo Edhe:

“Shumica e miqve të mi dhe miqtë e babait tim ishin të gjithë nga Corinthiasi. Nuk e di pse u largova nga Vasco (da Gama). Jam tifoz i Vasco da Gamas”, – shpjegoi ai në një intervistë me kanalin “Pilhado” në YouTube.

Çusuditërisht, një nga golat më të rëndësishëm të karrierës së Peles, ai që ishte nr 1000, ishte një penallti ndaj Vasco da Gamas.

Pelé shtoi se e ka patur “mundësinë për të veshur fanellën e Vascos, në “Maracana”, në një lloj ndeshjeje miqësore, një kombinim i Santosit dhe Vascos. Por nëse do të më duhej të zgjidhja një ekip për të garuar në kampionatet zyrtare do të ishte Vasco. Përveç kundër Santosit, natyrisht,” – e mbylli ai me shaka.