Ylli i ri i Juventusit, Edon Zhegrova ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku ‘paralajmëron’ për ndeshjet me Kosovën.
Anësori i kombëtares dardane ka postuar një foto të tij me fanellën e Juventusit, me flamurin e Kosovës në sfond.
“Është koha për kombëtaren”, ka shkruar në Edon Zhegrova, përcjell “Gazeta Express”.
Edon Zhegrova u rikthye në listën e Kosovës, pasi në muajin shtator mungoi edhe pse ishte i ftuar.
Menaxheri i komëbtares, Bajram Shala kishte thënë se mungesa Zhegrovës lidhej me transferimin e tij te Juventusi.
Zhegrova u transferua te “Zonja e Vjetër” në ditën e fundit të merkatos për shumën e 20 milionë eurove, me bonuse.
Ai kaloi nga Lille, ku kishte kaluar mbi dy vite e gjysmë, pasi paraprakisht kishte luajtur për Baselin në Zvicër./GazetaExpress/