Është fejuar me John Miller? Unaza e Jennifer Garner që mori gjithë vëmendjen  - Gazeta Express
string(76) "eshte-fejuar-me-john-miller-unaza-e-jennifer-garner-qe-mori-gjithe-vemendjen"

Yjet

Gazeta Express

04/08/2025 19:12

Është fejuar me John Miller? Unaza e Jennifer Garner që mori gjithë vëmendjen 

Yjet

Gazeta Express

04/08/2025 19:12

Garner dhe Miller nisën lidhjen në vitin 2018, tre vite pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Ben Affleck

Aktorja e famshme, Jennifer Garner, është parë këtë fundjavë me një unazë që shkëlqente në gishtin e katërt të dorës së majtë, duke nxitur spekulime për një fejesë të mundshme me partnerin e saj, biznesmenin John Miller.

Garner dhe Miller nisën lidhjen në vitin 2018, tre vite pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë: Violet, 19 vjeçe, Finn, 16, dhe Samuel, 13.

Çifti pati një ndarje të shkurtër në vitin 2020, por u ribashkuan një vit më vonë dhe që prej atëherë kanë mbajtur një profil të ulët publik. Në prill 2025, ata u fotografuan duke shkëmbyer një puthje, çka dëshmon se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Në maj, Miller u pa jashtë rezidencës së Garner, duke forcuar zërat se ai është zhvendosur pjesërisht tek ajo.