“Është e shëmtuar” Shakohoxha flet hapur në ''Soiree'' çfarë nuk pëlqen tek emisionet e sportit - Gazeta Express
string(89) "eshte-e-shemtuar-shakohoxha-flet-hapur-ne-soiree-cfare-nuk-pelqen-tek-emisionet-e-sportit"

“Është e shëmtuar” Shakohoxha flet hapur në ”Soiree” çfarë nuk pëlqen tek emisionet e sportit

Rozë

Gazeta Express

29/06/2021 14:35

Mbrëmjen e fundit “Soiree” e drejtuar nga Jonida Shehu në “ABC” ia kushtoi kampionatit Europian të futbollit, ku është i përfshirë i gjithë kontinenti, teksa atmosfera po përjetohet edhe në Shqipëri.

Të ftuar në studio ishin disa emra të njohur të gazetarisë sportive; Dritan Shakohoxha, Enkeleida Zeko, Eva Murati, Lei Kraja, Albana Bejko dhe Daljana Sejdia që me emisionet e tyre për “Euro2020” kanë mbërthyer shqiptarët para ekraneve.

Lexo Edhe:

Gazetari Dritan Shakohoxha zbuloi se cfarë nuk i pëlqen te emisionet sportive.

“E vetmja gjë që nuk më pëlqen te të gjithë programet është që befas shikon edhe xhiron e politikanëve. Është e shëmtuar. Pasi ta kanë nxirë jetën gjithë vitin befas flasin edhe për futboll.

Nuk mendoj që është gjë e mirë për një program sportiv njerëzit, politikanët pasi japin mend për cdo gjë në këtë vend, nuk mendoj që është gjë e mirë që të jenë edhe në festë, kjo pjesa e sportit është e festës.

Në programet që kam bërë nuk kam ftuar politikanë, tani jam në një program që nuk e bëj unë, ka edhe politikanë, por nuk mendoj se është gjë e mirë, pasi një përqindje e njerëzve janë të lodhur nga politika. I fusin edhe një fjali që “unë nuk shoh ndeshje, por….” tha ai