“Është e papranueshme, pësuam gol në minutën e 85-të dhe humbëm 2 pikë” - Gazeta Express
string(68) "eshte-e-papranueshme-pesuam-gol-ne-minuten-e-85-te-dhe-humbem-2-pike"

“Është e papranueshme, pësuam gol në minutën e 85-të dhe humbëm 2 pikë”

Gazeta Express

16/02/2020 23:55

Courtois është i zhgënjyer me barazimin 2-2 të Realit me Celta Vigon në ‘Santiago Bernabeu’.

Real Madridi i Zinedine Zidane ka nisur të çalojë javëve të fundit.

Lexo Edhe:

Pasi u eliminua nga Kupa e Mbretit, duke u mposhtur 4-3 në ‘Santiago Bernabeu’ nga Real Sociedad, Reali u ndal edhe në Ligë, duke barazuar 2-2 me Celta Vigon.

Skuadra e tretë nga fundit në renditjen e La Ligës, që po kalon sezon të vështirë, arriti t’i marrë pikë Madridit në ‘Bernabeu’.

Numri një në portën e Los Blancos, Thibaut Courtois, që ka pranuar më së paku gola deri më tani në La Liga, është i zhgënjyer që Reali lëshoi dy pikë në fund të takimit.

“Jemi të mërzitur sepse pranuam gol. Ishte ndeshje e komplikuar sepse pranuam gol shpejt. Ata mbroheshin mirë me 11. Në pjesën e dytë ne shënuam gola shpejt, por na morën pikë që në shtëpi vlejnë shumë”, u shpreh Courtois.

“Na shënuan në minutën e 85’, kjo nuk mund të na ndodhë”. /Gazeta Express/