Është deportuar dy herë nga Britania, 30-vjeçari shqiptar nuk heq dorë nga marrja e lejeqëndrimit - Gazeta Express
string(96) "eshte-deportuar-dy-here-nga-britania-30-vjecari-shqiptar-nuk-heq-dore-nga-marrja-e-lejeqendrimit"

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 17:01

Është deportuar dy herë nga Britania, 30-vjeçari shqiptar nuk heq dorë nga marrja e lejeqëndrimit

Shqiperi

Gazeta Express

27/11/2022 17:01

Është mjaft e ditur tashmë që shumë shqiptarë udhëtojnë drejt Anglisë duke rrezikuar edhe jetën duke kaluar ilegalisht me gomone kanalin e La Manche.

Mediat britanike kanë sjellë në vëmendje rastin e një shqiptari i cili edhe pse është deportuar dy herë nga Mbretëria e Bashkuar, ai vijon të kërkojë të drejtën e lejeqendrimit.

30-vjeçari Blerim Ismalaj, u dëbua për herë të parë nga Britania e Madhe në janar të vitit 2013, pasi kaloi 16 muaj në një burg për të miturit. Pas asaj kohe ai është kthyer dy herë në Britani dhe gjatë qëndrimit të tij të fundit në vitin 2019, ai u bë me një fëmijë nga partnerja e tij britanike.

Ismalaj përdori pikërisht këtë fakt, pra që tashmë në jetën e tij është edhe një fëmijë, që të argumentonte se i takon e drejta e lejeqendrimit sipas Aktit të të Drejtave të Njeriut.

Ai pretendon se jeta e djalit të tij tre vjeçar do të ndikohej negativisht nëse ai do të detyrohej të largohej përsëri Britania. Megjithatë vendimi për ekstradimin e tij është lënë në fuqi nga gjykata.

Daily Mail raporton se një ngjarje e tillë vjen pasi Britania e konsideron fluksin e shqiptarëve që mbërrijnë e gomone në brigjet e vendit, një problem tejet shqetësues.

Sekretarja e Brendshme Priti Patel nënshkroi një marrëveshje deportimi me Shqipërinë në korrik 2021, duke lejuar Britaninë të kthejë kriminelët dhe azilkërkuesit të cilëve i refuzohet azili.

Ismalajt iu dorëzua për herë të parë një urdhër dëbimi në dhjetor 2012 në moshën 20-vjeçare, pasi u dënua për prodhim narkotikësh. Ai u deportua në Shqipëri një muaj më vonë, por e shkeli këtë urdhër duke u kthyer në Mbretërinë e Bashkuar në tetor 2016, ku nisi një lidhje me një britanike, nënë e dy fëmijëve.

Ai u deportua sërish për në Shqipëri në korrik 2018, por u rikthye në Britaninë e Madhe në janar 2019, një muaj para lindjes së djalit të tij në gusht kur edhe u kurorëzua në martesë me partneren.

Në fillim të këtij muaji, bashkëshortja e tij ka udhëtuar drejt Shqipërisë me fëmijët e saj për t’u treguar atyre vendlindjen e Ismalajt.

“Blerimi është burri im. Unë jam gruaja e tij. Së bashku kemi një fëmijë, një djalë tre vjeç. Ai nuk ka një vizë për të qëndruar këtu, kështu që nuk mund të punojë. Ishte në proces, por është refuzuar”, tha ajo.

/Gazeta Express