Jonathan Earl Franzen (1959), romancier dhe eseist amerikan. Romani I tij I njohur, ‘The Corrections’, ka fituar më 2001 National Book Award for Fiction dhe më 2002 James Tait Black Memorial Prize for fiction.
PRESJE-MANDEJ
Nga Jonathan Franzen
Ka shumë gjëra për të mësuar dhe shumë pak kohë për ta bërë këtë. Përherë jam në kërkim të një arsyeje që të lë njëherë një libër dhe ta marr pastaj prapë, e njëra prej arsyeve më të mira që mund të më japë një shkrimtar për këtë është të përdorë fjjalën and (dhe) si një lidhëz pa një kryefjalë që ta ndjekë nga pas.
She lit a Camel Light, then dragged deeply. (Ajo e ndezi një Camel Light, mandej e thithi fort.)
He dims the lamp and opens the window, then pulls the body inside. (Ai e shoi dritën dhe e hapi dritaren, mandej e tërhoqi trupin brenda.)
I walked to the door and opened it, then turned back to her. (Shkova te dera dhe e hapa, mandej u ktheva tek ajo.)
Nëse përdorni comma-than (presje-mandej) si këtu në mënyrë të shpeshtë në faqet e para të librit tuaj, nuk do ta lexoj tutje, përveç nëse jam i detyruar, sepse ju tashmë më keni treguar një mori gjërash rreth vetes suaj si shkrimtarë, asnjëra prej tyre e mirë.
Ju më keni treguar, para së gjithash, se nuk po i vini veshin gjuhës angleze kur jeni duke shkruar. Asnjë folës nativ nuk do të shqiptonte ndonjërën prej atyre fjalive sipër, përveç në ndonjë orë të shkrimit kreativ.
Ja çfarë do të thoshin folësit anglezë:
She lit a Camel Light and took a deep drag. (Ajo e ndezi një Camel Light dhe i hoqi një të thithur të thellë.)
He dims the lamp, opens the window, pulls the body inside. (Ai e shoi dritën, e hapi dritarën, e tërhoqi trupin brenda.)
He dims the lamp and opens the window. Then he pulls the body inside. (Ai e shoi dritën dhe e hapi dritarën. Mandej e tërhoqi trupon brenda.)
He dims the lamp and opens the window and pulls the body inside. (Ai e shoi dritën dhe e hapi dritarën dhe e tërhoqi trupin brenda.)
When I got to the door, I turned back to her. (Pasi mbërrita te dera, u ktheva tek ajo.)
I went to the door and opened it. Then I turned back to her. (Shkova te dera dhe e hapa. Mandej u ktheva tek ajo.)
Folësit anglezë e duan përnjëmend fjalën dhe. Atyre po ashtu u pëlqen të vendosin fjalën mandej në fillim të një fjalie të thjeshtë të pavarur, por aty shfaqet vetëm si ndajfolje, kurrë si lidhëz. Fjalia “I këndova ndoca këngë, mandej Katie u ngrit në këmbë dhe i këndoi ca të tjera” është në të vërtetë një varg dy fjalish të bëra bashkë në një, për të dhënë një efekt shtytës. Duke qenë se një fjali e tillë përmban vetëm një kryefjalë, më parë se dy sosh, folësit nativë prore do të kenë pengesa të përdorin mandej pa një dhe para saj. Ata do të thonë, “I këndova ndoca këngë, dhe mandej i kërkova edhe asaj të kondonte ca sosh.”
Natyrisht, anglishtja e shkruar i përdor të gjitha llojet e konvencioneve që gjenden rrallë në anglishten e folur. Arsyeja pse jam i sigurt se presja-mandej nuk është në mesin e atyre konvencioneve të përdorshme – arsyeja që di unë është se është një manierizëm i avashtë dhe iritues, ndryshe nga pikëpresja e guximshme ose fraza e respektuar pjesore – është se haset pothuajse ekskluzivisht në shkrimin “letrar” të disa dekadave më parë. Dickensi dhe Brontetë ia dilnin për mrekulli pa presje-mandejnë, siç bëjnë qytetarët e rëndomtë kur shkruajnë e-maila, ose rekomandime, ose letra pune sot. Presje-mandej është një sëmundje specifike e prozës moderne narrative me shumë folje veprore. Fjali të infektuara prej saj gjen gjithmonë në shoqëri të fjalive të tjera të shkurtra, deklarative me një dhe në mes të tyre. Kur ju vini në përdorim një presje-mandej për të shmangur një dhe, ju po më thoni po ashtu se ju mendoni se presje-mendej tingëllon më mirë se sa dhe, ose jeni të vetëdijshëm se fjalia juaj po tingëllon tepër e ngjashme, por juve po ua ha mendja se mund të ma hidhni duke bërë një ndryshim kozmetik.
Nuk mund të ma hidhni mua. Nëse keni tepër shumë fjali të ngjashme, zgjidhja është të rishkruani ato, duke e larmuar gjatësinë dhe strukturën dhe duke i bërë ato më interesante. (Nëse kjo gjë thjesht nuk mund të bëhet, atëherë vetë veprimi që ju jeni duke përshkruar me gjasë nuk është aq interesant.) I vetmi dallim mes
She finished her beer and then smiled at me. (Ajo e mbaroi birrën e vet dhe mandej më buzëqeshi.)
dhe
She finished her beer, then smiled at me. (Ajo e mbaroi birrën e vet, mandej më buzëqeshi.)
ose, edhe më keq,
She finished her beer then smiled at me. (Ajo e mbaroi birrën e vet mandej më buzëqeshi.)
është se ato dy të fundit tingëllojnë si anglishte e punëtorisë. Tingëllojnë jomenduese; dhe një gjë që e mbarë proza duhet të bëjë është të bëjë mbaruesit e saj të mendojnë.
/Marrë nga Jonathan Franzen, ‘Farther Away: Essays’, Farrar, Straus and Giroux, 2018
/Përkthimi: Gazeta Express