Escobar kërkon zbatimin e Asociacionit: 70 mijë serbë në veri, duhet ta gjejmë një zgjidhje për ta - Gazeta Express
string(96) "escobar-kerkon-zbatimin-e-asociacionit-70-mije-serbe-ne-veri-duhet-ta-gjejme-nje-zgjidhje-per-ta"

Gazeta Express

01/12/2022 21:20

Escobar kërkon zbatimin e Asociacionit: 70 mijë serbë në veri, duhet ta gjejmë një zgjidhje për ta

Gazeta Express

01/12/2022 21:20

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se një zgjidhje për 70 mijë qytetarët serbë në veri, duhet të gjendet. Ai ka thënë se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duhet të zbatohet.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës në edicionin serbisht, Escobar ka thënë se institucionet e Kosovës qytetarëve serbe duhet t’u ofrojnë mbrojtje dhe t’u lejojë të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë.

Lexo Edhe:

“Duhet të zbatohet dhe do të zbatohet… Nëse nuk merremi me çështjen e ASK-së, 70.000 banorët që jetojnë në veri të Kosovës mund të jenë sfidë. Ata janë në qendër të tensioneve, konflikteve, konfrontimeve dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje për ta. Institucionet e Kosovës duhet t’u ofrojnë mbrojtje, por duhet t’u lejohet të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë. Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje, do të jemi në krizë të vazhdueshme”, ka thënë Escobar.

Duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë, Escobar ka thënë se koha e arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk varet nga SHBA, por nga evropianët. Ai ka deklaruar se skeleti i një marrëveshjeje mund të shihet në vitin e ardhshëm.

“A mund të realizohet ose jo deri në pranverën e ardhshme varet nga ritmi i negociatave dhe ritmi i takimeve, i cili nuk varet nga SHBA, por varet nga evropianët. Por unë mendoj se mund të fillojmë të shohim skeletin e një marrëveshjeje të dalë vitin e ardhshëm. Dhe unë do të doja ta shihja një gjë të tillë”, ka thënë Escobar. /GazetaExpress