Escobar: BE të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut - Gazeta Express

Escobar: BE të mos shtyjë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ballina

Gazeta Express

20/09/2021 10:59

I dërguari amerikan për Europën Juglindore, Gabriel Escobar, është kritik me Bashkimin Europian pse ai vazhdon ta vonojë perspektivën e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas Eskobar, nisja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk duhet shtyrë përtej këtij viti.

Lexo Edhe:

Uashingtoni pret nga Brukseli që ta përshpejtojë integrimin e Ballkanit Perëndimor brenda Bashkimit Europian.

Gabriel Escobar u caktua këtë muaj si i dërguari i Departamentit të Shtetit për rajonin.

Zv.ndihmës sekretari për Çështjet e Europës dhe Eurazisë tha se prej dy dekadash shtetet e Ballkanit janë lënë në gjendje amullie nga BE-ja.

“Të kthehesh 20 vite më vonë dhe të shohësh sa pak progres është arritur në këtë drejtim, është disi zhgënjyese. Do donim të shihnim një integrim më të shpejtë”, u shpreh Escobar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Radio Evropa e Lirë”.

Kroacia është vendi i fundit që iu bashkua unionit në vitin 2013 dhe zyrtari amerikan shpreson që me angazhimin e Amerikës, kjo perspektivë t’i hapet së shpejti edhe fqinjëve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia.

Negociatat për anëtarësim në rastin e Shqipërisë janë të lidhura me zgjidhjen e një konflikti dypalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.