Erza Muminoviq, afër medaljes së bronztë në Botërorin U-21 - Gazeta Express
string(57) "erza-muminoviq-afer-medaljes-se-bronzte-ne-boterorin-u-21"

Sporte tjera

Gazeta Express

06/10/2021 15:20

Erza Muminoviq, afër medaljes së bronztë në Botërorin U-21

Sporte tjera

Gazeta Express

06/10/2021 15:20

Xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit. Ajo deri tash i ka fituar tri luftëra dhe e ka humbur vetëm një, atë në gjysmëfinale. Erza do të mundohet të përfundojë në podium në kategorinë deri në 52 kilogramë

Erza Muminoviq është shumë afër ta fitojë medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror U-21, i cili po mbahet në Olbia të Italisë.

Lexo Edhe:

Xhudistja kosovare arriti deri në gjysmëfinale, por aty u ndal nga italiania Giulia Carna.

E tash, medaljen e bronztë do ta kërkojë përmes repesazhit, ku do të përballet me spanjollen Ariane Toro Soler.

Erza e kaloi rrethin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë pa luftë, shkruan Gazeta Express.

Në atë të dytë e mposhti mongolezen Sarantuya Delgersaikhan.

Ndërkaq, në rrethin e tretë ishte më e mirë se amerikania Marisol Torro.

E më tutje, në çerekfinale ia doli ta mposht xhudisten nga Azerbajxhani, Sabina Aliyeva.

Pra, deri tash ajo i fitoi tri luftëra dhe e humbi një.

Shpresojmë që Erza ta fitojë medaljen e bronztë në këtë kompeticion prestigjioz për moshën e saj. /Gazeta Express/