Erza mban koncert në Prishtinë - Gazeta Express
string(30) "erza-mban-koncert-ne-prishtine"

Gazeta Express

06/03/2020 23:54

Erza mban koncert në Prishtinë

Gazeta Express

06/03/2020 23:54

Cilësimet zë i veçantë e yll në ngritje, këngëtarja Erza Muqolli i ka dëshmuar si të merituara.

Me interpretime këngësh nga albumi i saj, talentja 14-vjeçare, që jeton në Francë, me koncertin e saj të së enjtes ka bërë hapjen e Javëve të Frankofonisë në Kosovë, transmeton KTV.

Lexo Edhe:

Muqolli është shprehur e lumtur që i është dhënë mundësia të interpretojë sërish para publikut shqiptar.

Atasheu kulturor i Ambasadës së Francës në Kosovë, Valon Ibraj, e ka quajtur nder që “Javët e Frankofonisë” kanë nisur me performancën e talentes shqiptare që jeton në Francë.

Momente të veçanta të koncertit ishin edhe paraqitjet e korit “Siparantum”, e sidomos të fëmijëve që interpretuan disa këngë në frëngjisht.