Gjykata e Lartë ka marrë në shqyrtim kërkesën e mbretit të lojërave të fatit Ervis Martinaj për ndryshimin e masës së sigurisë në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit 2018 në një lokal në ish Bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hate u plagosën. Ndonëse Martinaj rezulton i zhdukur prej më shumë se 6 muajsh, Gjykata ka shqyrtuar dhe më pas refuzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg 30 ditë’ që i është dhënë më herët.
Teksa të gjithë janë në kërkim të tij, të gjallë apo të vdekur, emri i Martinajt lakohet shpesh, por megjithatë ende nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet mbi të shumëkërkuarin. Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të 2022. Zhdukja pa lënë gjurmë e Martinajt ka ardhur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani në kuadër të operacioni Plumbi i Artë, kohë kur Martinaj u shpall në kërkim nga SPAK. Dumani ka thënë se Martinaj ka qenë i gatshëm të paguante 500 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles.
/Gazeta Express
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...