Ish deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka votuar nga burgu i Fierit. Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrja masive në votime, një nga mënyrat sipas tij për të shëruar Shqipërinë.
“Vota ka vlerë njësoj si nga burgu edhe jashtë. Kufizimi që më është bërë jo vetëm fizik duke më marrë peng apo burgosur, të jep një ndjesi lidhjeje me zinxhirë.
Rastisi që PD është numri 1 dhe unë jam votuesi i parë. Siç duket, do të ketë një votë masive për PD. Të investojmë për një Shqipëri Europiane, që është e kundërta e Shqipërisë që ka ndërtuar Edi Rama. Nëse BE ka demokraci Rama ka autokraci. Në BE ka meritokraci, Shqipëria ka nepotizëm.
Nëse në BE sundon ligji këtu sundon Rama dhe banditët rrotull tij. Thirrja është ta dalim masivisht në votimi, masiviteti dhe pjesëmarrja mund të bëjnë të mundur të tejkalojmë çdo tentativë për intimidim.
Mbi 90 përqind e të burgosurve votojnë për qeverinë dhe kjo tregon edhe për nivelin e demokracisë në vendin tonë”, tha mes të tjerash ai.