string(46) "ervin-salianji-kerkon-serish-lirimin-nga-qelia"

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 18:26

Ervin Salianji kërkon sërish lirimin nga qelia

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2025 18:26

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar një tjetër kërkesë për lirim të parakohshëm pranë Gjykatës së Fierit. Kjo përpjekje vjen pas disa tentativave të mëparshme për të fituar lirinë, ndërsa argumenti kryesor i Salianjit është se ai ka përmbushur pjesën më të madhe të dënimit të tij.

Kërkesa e fundit vjen pak muaj pasi Gjykata e Lartë, në mars të këtij viti, rrëzoi rekursin e paraqitur nga vetë Salianji, i cili synonte anulimin e vendimit të 27 shtatorit 2024 që e la në fuqi dënimin ndaj tij.

Pavarësisht vendimeve të mëparshme të drejtësisë, Salianji mbetet i vendosur për të ndjekur të gjitha rrugët ligjore për të fituar atë që ai e quan “drejtësia e tij”. Ai ka deklaruar publikisht se do të ndjekë çdo instancë të sistemit gjyqësor shqiptar dhe nuk përjashton as Strasburgun si instancën e fundit ku do të kërkojë të drejtat e tij.