Ervin Salianji: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së, partia më e fortë pa të. Po bëj gati platformën - Gazeta Express
string(102) "ervin-salianji-berisha-te-largohet-nga-drejtimi-i-pd-se-partia-me-e-forte-pa-te-po-bej-gati-platformen"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:10

Ervin Salianji: Berisha të largohet nga drejtimi i PD-së, partia më e fortë pa të. Po bëj gati platformën

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2026 12:10

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka dalë me një qëndrim të fortë publik lidhur me rikandidimin e Sali Berishës për kreun e PD-së në 23 maj.

I ftuar në emisionin Off The Record me Andrea Danglli, Salianji u shpreh se Partia Demokratike ka ardhur duke u dobësuar në vitet e fundit, duke ia faturuar këtë situatë lidershipit aktual.

Sipas tij, PD ka qenë më e fortë në periudhën kur Berisha nuk ishte në drejtimin e partisë, duke kërkuar hapur largimin e tij nga kreu.

 “Berisha duhet të largohet. Partia Demokratike ka qenë më e fortë kur ai nuk ishte kryetar. Sot ka humbësa rreth vetes, në kupolë, që vijojnë të mbajnë poste”, u shpreh Salianji.

Ai kritikoi gjithashtu strukturën drejtuese të partisë, duke theksuar se duhet respektuar standardi i vendosur më herët për dorëheqjen pas humbjeve zgjedhore, të cilin e cilësoi si “neni Basha”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement