Erotimatologio / Bardh Frangu - Gazeta Express
string(27) "erotimatologio-bardh-frangu"

Arte

Gazeta Express

30/09/2022 16:28

Erotimatologio / Bardh Frangu

Arte

Gazeta Express

30/09/2022 16:28

Bardh Frangu u lind me 1956, në Sllatinë të Vitisë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik (tani filologjik), Dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Prishtinë. Ka punuar në disa gazeta dhe revista si gazetar dhe kolumnist, si redaktor dhe kryeredaktor. Jeton dhe vepron në Ferizaj.

Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve është që nga viti 1989, përkatësisht kryetar i Degës së Shkrimtarëve për rajonin e Ferizajt. Fitues i disa shpërblimeve letrare. Autor i disa veprave letrare si romane, drama dhe poezi. I përfshirë në disa antologji brenda dhe jashtë vendit. Autor i shumë vështrimeve letrare dhe teatrore, të botuara në gazeta dhe revista të vendit.

Lexo Edhe:

Veprat e botuara: “Ora e shtëpisë”, poezi, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1989, “Kohë të kauçukta”, roman, botoi “Rilindja”, Prishtinë, 1993, “Fluturimi dhe rënia e Ben Balës”, roman, botoi shtëpia botuese “Rozafa”, Prishtinë, 2010, “Laviret e duan atdheun më shumë”, poezi, botoi shtëpia botuese OM, Prishtinë, 2013, “Çelësi i zonjës Meri”, roman i përzgjedhur nga Ministria e Kulturës dhe i botuar nga shtëpia botuese OM, më 2019, dramat: “Udhëtim në përjetësi”, e përzgjedhur nëpërmjet një konkursi nga teatri i Pejës “Istref Begolli”, i cili edhe e inskenoi në vitin 20017, “Në sheshin e krenarisë”, dramë e shpërblyer si teksti më i mirë në Festivalin Kombëtar të Teatrove në Ferizaj, në vitin 2006 dhe “Duke pritur trenat”, dramë e inskenuar nga teatri i qytetit “Adriana Abdullahu”, në Ferizaj, në vitin 2016.

Libri i parë

“Posta e porositun”, Mark Krasniqi.

Libri që do të doje ta kishe shkruar

“Maestro dhe Margarita” i Mikhail Bulgakov.

Libri që në këtë moment do të doje ta lexonte tjetri

Nëse nuk është lexues i kultivuar ia preferoj romanin “Shpirti i një gruaje” të Klaudia Foreman”, nëse lexuesit i duhet një libër si terapi, ia preferoj romanin e Irvin D. Yalom “Kur qau Niçja”, ndërsa për lexuesit e pasionuar romanin “Askund” të J.M. Koetzee.

Libri që jua ka ndryshuar jetën

Janë shumë të tillë, por do ta veçoja romanin “Martin Idn” të Xhek Londonit, i lexuar me pasion në moshën e adoleshencës.

Libri i përfolur që ende s’e keni lexuar

Romani i Lea Ypit “Të lirë”.

Libri i përfolur që ju ka zhgënjyer

Ka disa, kryesisht nga autorët tanë, të cilët, nëpër rrjetet sociale, i promovojnë si kryevepra.

Libri që ju ka befasuar

Romani “Zorba” i Nikos Kazantzakis.

Libri të cilit i jeni rikthyer disa herë

Janë disa, por romanit “Piramida” i jam kthyer disa herë, shkaku që edhe kam bërë dramatizimin e tij. 

Libri i fundit

Romani “Pasion dhe mëkat” i Emil Zolës.

/Gazeta Express