Erotimatologio / Arjola Zadrima - Gazeta Express
string(29) "erotimatologio-arjola-zadrima"

Erotimatologio / Arjola Zadrima

Arte

Gazeta Express

19/08/2022 17:11

Arjola Zadrima (1979) ka kryer studimet për gjuhë dhe Letërsi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Deri tash ka botuar dy libra me poezi: A ban me m’lshue pak rrugë (2006), Carpe Diem (2018).

Libri i parë

Lexo Edhe:

Libri i parë konsiston shumë vite më parë, më kthyet në kohë tek femijëria ime,

Çufo dhe Bubi kaçurrel nga Gaqo Bushaka Aventurat e Çufos mendoj se mbeten ndër aventurat më të bukura shqiptare që kam lexuar. Realisht do ju a sugjeroja fëmijëve për origjinalitetin dhe mesazhin femijënore të pacënuar që përcjell ky libër shumë argëtues.

Libri që do të doje ta kishe shkruar

Në fakt do kisha dashtë me shkru një libër mbi adoleshencën time në kohë tranzicioni të stërzgjatun. Do kisha percjellë vërtetësi, përplasje pushtetesh, dyzim vetes, një lloj personalitetit që nuk di nga të formohet dhe asnjëherë i sigurtë nëse po formohet si duhet. Tabutë e kohës që shumë prej nesh gjetën forcën dhe guximin ti thyenim , shumë prej nesh gjetën mundësine mbas disa vitesh të gjenin një vete diku thellë ndër ne të pacenuar nga tranzicioni famëkeq shqiptar.

Libri që në këtë moment do të doje ta lexonte tjetri

Behhhh janë shumë libra që do të doja t’i lexonte dikush tjetër, por në këtë moment mes shumë dilemash zgjedh, librin e gazetares së mirënjohun dhe shkrimtares italiane Oriana Fallaci që titullohet Seks i Shpërfillur

Është ndër ato libra që të jep ndjesi të pazakonta, mundohemi të jemi të lira, gra të emancipuara, dhe ende nuk e kuptojmë sa fjalë të paktuptimta janë këto për gratë në vende si Pakistani, India Japonia etj..

Gruaja është ajo që pushton botën me qenësinë e saj, por në vetët e ndryshme të saj, përmes këtij udhëtimi shkrimtarja na përballë me identitete të ndryshme, zakone të pa konceptueshme dhe një stil jetese që ende nuk e koncepton çka do të thotë të jesh një grua e emancipume në kohë reale nëpër vende të ndryshme të botës…Duhet lexu ky libër, le të mësojmë shumë për veten nga të njëllojtat , ndonëse matrioshka, ose geisha ose edhe thjeshtë gra…

Libri që jua ka ndryshuar jetën

Nëse do bëja një listë të librave që më kanë ndryshuar jetën, nuk di nga ta filloja, por unë mbes një nga ato romantiket që gjithmonë do i drejtohen letërsisë ruse sidomos tek Leon Tolstoy po flas për kryeveprën e tij Ana Karenina.

Aristokracia ruse, sallonet e ballove ku të gjithë shpalosnin jo vetëm karakterin por edhe pasionet e tyre, edhe artin që mbartnin mbi vete, është një nga ato histori brenda historise mendoj unë. Sa për historinë e dashurisë deri në fatalitet të Anës e kam parë gjithnjë në një këndvështrim tjetër. Jam dakort jemi pothuaj përballë një Zhuljete pa Romeo, dhe gjithcka e shkruar përcillet me kaq ndjeshmëri sa shpesh ti gjendesh në ethet e emocioneve të personazheve të librit. Por ajo që më bën të konkludoj mbi këtë libër është se mbetemi unike, jeta është një rrugëtim që mund të na shoqërojë cdokush , por në dyert e vdekjes trokasim vetëm…le ti lëmë magjinë e tij lexuesit.

Libri i përfolur që ende s’e keni lexuar

Një liber i përfolur që ende nuk e kam lexuar, po mendoja dhe jam kurioze sinqerisht ta lexoj librin ”Të lire” të autores shqiptare Lea Ypi.

Kam lexuar mjaft komente mbi librin, mendime dhe kritika, jam kurioze, thonë që përcjell shumëçka nga koha e diktaturës shqiptare, meqë i përkas një brezi me autoren uroj të gjej nga vetja tek ai libër.

Shpresojmë…

Libri i përfolur që ju ka zhgënjyer

Libri shumë i përfolur, që nuk ishte ai që mendoja, menjëherë më vjen ndër mend ”Femrat” e Charles Bukowskit.

Ndonëse unë e pëlqej si autor, ndonëse edhe shpesh guxoj i përkthej ndjesitë e tij në shqip mënyra se si ai portretizon GRUAN është skandaloze. Mendoj se ai nuk po portretizon gratë, ai thjesht shfaqë perversitetin e tij seksual ndaj gjinisë tjetër. Ndaj nuk bashkëndaj mendimin që sjellin mbi një kryevepër, duhet të rishikohet ky mendim.

Libri që ju ka befasuar

Nëse ju them për autoren time të preferume është ajo që më prek çdo tingull ende të brishtë të shpirtit, po flas për Alda Merinin një nga poetet, shkrimtaret ma të mira të letërsisë italiane. Libri I saj , “E çmendura e derës ngjitë”, një prozë që e kam lexuar në italisht është nga ato libra që unë ende ruaj një dhimbje të thellë, ende më dridhet shpirti kur sjell rreshta nga ai libër. Duhet ta kesh prekur dhimbjen ta përjetosh Aldën, duhet te kesh dashur çmendurisht, duhet te kesh zhveshur shpirtin . Unë e ndjej thellësisht Aldën, aq shumë sa shpesh nuk e di nëse unë apo ajo po jetuam një jetë të çmendur në kohë të ndryshme. 

Libri të cilit i jeni rikthyer disa herë

Nuk do lodhesha asnjëherë duke lexuar Migjenin, në prozë edhe në poezi , asht ai shkrimtari që sjellë, dashninë qytetase, tabutë, një tabllo me ngjyra të asaj kohe, mjerimin e tejskajshëm, Lulin e Vocërr, studentin, lëkurën e zbehtë të gruas shqiptare, dy buzë flakë të kuqe …oh Migjeni një andërr rinore pafund..

Libri i fundit

Në fakt libri i fundit që kam lexu, janë disa, ndonëse ajo çka më vjen ndër mend është se unë po i dedikohem me mish e shpirt, një romani, i cili do përcjellë shumë ndjesi nga jeta reale e secilit  prej nesh, mbase nga disa dhimbje të thella vijnë edhe vepra që duan t’i mbijetojnë kohës, nëse lexuesi më pyet rreth një libri, do i thoja, prisni, së shpejti do sjell një libër për ju ….të tjerat i rrëfejmë më pas.

/Gazeta Express